Top News – U dashurua për ta futur në kurth…! Si u përfshi në vrasjen e Hekuran Billës
11/06/2021 20:29

Pas një viti në qeli vajza për të cilën u tha se futi në kurth Hekuran Billën, ku ky i fundit u ekzekutua është lënë e lirë, pasi nuk u siguruan të plota provat për fajësinë e saj. Gjykata e Tiranës ka liruar nga burgu Adiola Lakrën, 26 vjeçaren e cila vetëm pak orë pas krimit, dyshohej se kishte nxjerrë në pritën e ekzekutimit me breshëri automatiku Hekuran Billën, atentat që është regjistruar në 11 qershorin e vitit të kaluar. Por për Lakrën nuk ka vendim pafajësie. Ajo do të vijojë të jetë person nën hetim, por nën masën e sigurisë detyrim paraqitje.

DIGITALB DIGITALB - OFERTA