Internacionalja Socialiste ka shprehur ngushëllimet për Partinë Socialiste të Shqipërisë dhe kryetarin e saj, Edi Rama, pas ndarjes nga jeta të ish-kreut të PS-së dhe ish-kryeministrit të vendit, Fatos Nano. Në një reagim në rrjetin social X të bërë të shtunën, organizata ndërkombëtare e partive të majta vlerëson kontributin e Fatos Nanos gjatë periudhës së tranzicionit në Shqipëri, duke kujtuar se nën drejtimin e tij Partia Socialiste u bë anëtare e Internacionales Socialiste.