Foshnja e sapolindur, që u gjet e braktisur në bodrumin e një pallati në zonën e Yzberishtit në kryeqytet ka ndërruar jetë. Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili thotë se kjo ngjarje e rëndë kërkon një reflektim dhe masa konkrete nga të gjithë. “Foshnja e braktisur në zonën e Yzberishtit në Tiranë nuk ia doli dot edhe pse mjekët e spitalit bënë të gjitha përpjekjet. Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ka ndaluar nënën që e braktisi pa na dhënë mundësinë ne të gjithëve, agjencive shtetërore, shoqërisë civile ta gjenim në kohë dhe të mund ta shpëtonim”, shkruan Balla.