Dy turistë lituaneje u shpëtuan nga policia në Vlorë pasi u bllokuan në vendin e quajtur Gjiri i Anglezit. Të huajt ishin duke eksploruar zonën më këmbë kur u bllokuan dhe e patën të pamundur të vijonin lëvizjen. Në pamundësi edhe për shkak të terrenit si dhe errësirës ata kërkuan ndihmën e uniformave blu, që bën të mundur pas disa orësh gjetjen e tyre.