Është rikthyer në vëmendjen e medias Xhisiela Maloku, e cila u bë e njohur për historinë sentimentale por edhe të drejtësisë me Rexhep Rrajën, djalin e ish-deputetit socialist Rrahman Rraja. Maloku u shfaq për herë të dytë në Prokurorinë e Posaçme brenda një jave. Nuk dihen ende arsyet e thirrjes së saj në SPAK, dhe në çfarë cilësie po jep deklarime por ajo shoqërohej me një tjetër vajzë. Xhisiela Maloku u shfaq edhe javën e kaluar në prokurori ku qëndroi disa minuta për tu rikthyer sërish këtë të hënë.