Prokurori i Sarandës, Sali Hasa I cili ra në pranga 3 muaj më pare për korrupsion është shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për shkak të problemeve që ka me pasurinë. Këtë të premte u mbajt seanca e radhës ku u bë i ditur vendimi. Edhe këtë herë Hasa nuk ishte i pranishëm në sale. Sipas Komisioni i Pavarur i Kualifikimit Prokurori I Sarandës nuk ka deklarim të saktë, nuk ka burime dhe ka fshehur pasurinë.