Policia në Kuvajt ka arrestuar një egjiptian pasi kishte postuar një video online në të cilën ai ankohej për motin e keq dhe stuhitë e rërës. Vendi ka përjetuar disa prej temperaturave më të larta mbi tokë këtë vit që kanë shkuar deri në 50 gradë celcius. Ministria e brendshme e Kuvajtit tha se personi që qëndronte pas videos fyese, ishte arrestuar dhe dërguar për gjykim, cka do të thotë se do të merren masat e nevojshme ligjore kundër tij. Më vonë, sidoqoftë, mediat vendase raportuan se ai ishte deportuar nga vendi.