Anisa Kostani efektivja e policisë së Elbasanit ka reaguar një ditë pas aksidentit me makinë. Në një reagim në rrjetet sociale, Kostani falenderoi të gjtihë ata që u interesuan për shëndetin e saj. Ajo madje pati edhe një përgjigje për të gjithë kometuesit, që u interesuan për gjarprin. Duke folur me tone ironike, efektivja u shpreh se gjarpri eshte me mire se kurre, nen kujdesin e familjareve. Anisa Kostani u përfshi në një aksident mbrëmjen e së mërkurës në Tiranë. Kjo e fundit ishte pasagjere, ndërsa mjeti drejtohej na nga Ravier Durra, i cili nuk ishte I pajisur me leje drejtmi. Ata u përplasë me një automjet tip BMË, dhe më pas me trafikndarësen, duke marrë lëndime në trup. Kostani u dërgua në spitalin e Traumës për mjekim, ndërsa ndodhet në gjendje të stabilizuar shëndetësore.