Kryenegaciatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, u takuan një ditë më parë në Bruksel, për të vijuar me dialogun e nisur prej vitesh, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Por, takimi nuk dha asnjë rezultat, megjithëse sipas pjesëmarrësve, janë diskutuar një sërë temash.