Parlamenti I Shqipërisë vendosi një rekord të ri në kohëzgjatjen e seancave plenare, ku në pak më shumë se 4 minuta mbylli seancën plenare, të parashikuar për të qenë maratonë për shkak të interesit që duhet të kishte projektbuxheti I vitit 2024. Pas përplasjeve të vazhdueshme mes deputetëve dhe gardës së republikës që prej orës 09:00 të mëngjesit, tymueseve dhe flakadanëve, maxhoranca votoi me 73 vota pro projektbuxhetin në parim, duke I hapur rrugën votimit të tij nen për nen që pritet të votohet në seancën e radhës plenare që është parashikuar të mbahet në 5 dhe 6 dhjetor.