Pak pas blerjes së platformës së medias sociale Tëitter për një shumë prej 44 miliardë dollarësh, miliarderi Elon Musk nuk e përjashton mundësinë e falimentimit të saj. Sipas mediave gjatë një takimi me punonjësit e Tëitter-it Elon Musk paralajmëroi, se vitin e ardhshëm në buxhetin e kësaj kompanie mund të ketë humbje prej miliarda dollarësh dhe nëse firma nuk fiton më shumë para sesa shpenzon, falimentimi është i pashmangshëm.