Turqia pengoi edhe njëherë procesin për anëtarësimin e Suedisë në NATO, pasi Stokholmi refuzoi të ekstradonte një gazetar opozitar turk në Ankara. Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu tha se Stokholmi nuk është as në “gjysmë të rrugës” për të përmbushur listën e zotimeve që Ankaraja ka kërkuar në këmbim të ratifikimit të anëtarësimit në aleancë.