Një video e publikuar tregon fuqinë katastrofike të bombës së re një tonëshe, me vakum, të prodhuar nga Turqia.E reklamuar si një nga bombat jo-bërthamore më shkatërruese në botë, GAZAP, mund të shkaktojë shkatërrim të plotë kur hidhet mbi objektivat e armikut. Një pamje e shkatërrimit u kap në një klip të shkurtër, i cili tregoi efektet tmerruese të bombës së fuqishme.