Revista amerikane National Interest ka ngritur alarmin mmi luftën e egër që po ndodh në botën e krimit në Turqi, mbi trafikun e drogës dhe financimet e paligjshme. Turqia, që ka qenë prej kohësh një nga rrugët kryesore të tregtisë së heroinës, por sipas ekspertëve, është shndërruar nënjë qendër kryesore edhe për trafikun e kokainës, pas sundimit të Erdogan. National Interest ngre pikëpyetje nëse Turqia po bëhet narko-shtet i radhës në Lindjen e Mesme, krahas Libanit dhe Sirisë.