Ligjet liberale për pastrimin e parave, marrja lehtë e nënshtetësisë, apo hetimet e pamjaftueshme e kanë kthyer Turqinë në vend tërheqës për kriminalitetin ndërkombëtar, mes tyre grupe kriminale nga Shqipëria e Ballkani. "Ne kemi arrestuar sot në Alania dhe Stamboll tre kriminelë të rangut të lartë që ishin në kërkim,” deklaroi këtë javë për mediat sociale ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya. "Sado të fuqishme të jenë këto banda, me çfarëdo fletë-arresti të kërkohen, ne do t'ua marrim shpirtin,” tha ai me një frymë luftarake.