Turqia “nuk do të hezitojë” të marrë iniciativa të nevojshme për të parandaluar “efektet e dëmshme” të tërheqjes së Rusisë nga marrëveshja e grurit të Detit të Zi. Ky është zotimi që bëri presidenti turk Rexhep Erdogan të premten, sipas mediave shtetërore turke. Presidenti e cilësoi marrëveshjen e grurit si një “iniciativë jetike” për njerëzimin, duke përshkruar angazhimin e Turqisë për të mbështetur të ardhmen e saj.