Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, tha se Ankaraja po punon shumë për të zgjatur nismën e mbështetur nga OKB-ja, që i ka mundësuar Ukrainës të eksportojë drithëra nga portet e bllokuara nga Rusia, pas nisjes së pushtimit. Marrëveshja për drithërat në Detin e Zi, e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia, e arritur korrikun e kaluar, lejon eksportet nga tri porte ukrainase.