Top News – Turqia ‘ndalon’ protestat në rrugë / Paralajmërohet opozita pas arrestimit të Imamoglu
21/03/2025 15:09

Qeveria e Turqisë e ka paralajmëruar të premten partinë kryesore opozitare kundër thirrjeve “të jashtëligjshme” për protesta në rrugë, në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu. Mijëra njerëz protestuan në dy ditët e fundit në gjithë vendin. Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, tha se 53 njerëz janë arrestuar dhe 16 oficerë policie janë lënduar në protestat që filluan në kampuse universitare, selinë e bashkisë së Stambollit dhe në pjesë të tjera të vendit të enjten. Imamoglu, rivali kryesor politik i presidentit Recep Tayyip Erdogan, u arrestua të mërkurën nën akuzat për korrupsion dhe mbështetje të një grupi terrorist. Partia kryesore opozitare e Imamoglut, Partia Popullore Republikane, ka thënë se arrestimi i tij është i nxitur politikisht dhe u ka bërë thirrje njerëzve të dalin në protesta. Arrestimi i Imamoglu është dënuar nga liderët evropianë. Yerlikaya dhe ministri i Drejtësisë, Yilmaz Tunc, i kritikuan thirrjet për veprim nga lideri i Partisë popullore republikane, Özgür Özel, duke i quajtur "të papërgjegjshme". "Grumbullimi në protesta është e drejtë themelore. Por thirrja për të dalë në rrugë për një hetim të vazhdueshëm ligjor është e paligjshme dhe e papranueshme", tha Tunc në X të premten. Tunc tha se gjykata është vendi për t’iu përgjigjur çdo procesi ligjor dhe bëri thirrje për qetësi, duke shtuar se "gjyqësori i pavarur dhe i paanshëm" po vlerëson çështjen. Turqia i ndaloi protestat për katër ditë pas arrestimit të Imamoglut, i cili kryeson para Erdoganit në disa prej sondazheve në Turqi. Të enjten u zhvilluan demonstrata në Ankara, Izmir dhe Stamboll, si dhe në provinca të tjera në të gjithë vendin, ndërsa policia ngriti barrikada në disa rrugë kryesore. Erdogan i ka hedhur poshtë kritikat e opozitës duke i cilësuar "skena teatrale" dhe "slogane" që largojnë vëmendjen nga gabimet e saj të brendshme.

Top Channel/ Trump: Sulmojmë centralet e Iranit, nëse s’ka marrëveshje
30/03 23:01
Top News- Gjermania largon emigrantët, Merz: Do të kthehen në shtëpi brenda 3 viteve
30/03 23:00
Top Channel/ Tensionet për Ngushticën e Hormuzit, Rubio paralajmëron Iranin: Nuk do e kontrolloni
30/03 23:00
Top News- Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa, SHBA gati për sulm/ Kush janë objektivat
30/03 22:50
Top News- Zelensky “plas bombën”: Aleatët po na kërkojnë të zvogëlojmë sulmet ndaj Rusisë
30/03 22:49
Top Channel/ Sulm amerikano-izraelit në një jetimore pranë Teheranit, dy të vrarë e pesë të plagosur
30/03 21:47
Top Channel/ Irani, tjetër raketë ndaj Turqisë, kërcënon Ankaraja: Do përgjigjemi pa hezitim
30/03 20:04
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Do ju hedhim në erë, nëse bllokoni marrëveshjen!
30/03 15:21
Top News – Bllokada ekonomike nga SHBA. Rusia në krah të Kubës, i dërgon 100 mijë tonë naftë
30/03 14:25
Top Channel/ Vritet kreu i marinës iranian, Izraeli godet bllokuesin e Ngushticës së Hormuzit
30/03 14:15
Top Channel/ Dronët në treg, lufta me Iranin hap tregun për teknologjinë ushtarake të Ukrainës
30/03 14:13
Top Channel/ Spanja mbyll hapësirën ajrore, ndalohet kalimi i avionëve amerikanë që nisen për luftë
30/03 14:13
Top News – Irani nuk pranon kërkesat e Trump. Teherani rrëzon planin e paqes-Vazhdojmë me luftën!
30/03 13:32
Top Channel/ AI jep këshilla të gabuara, studimi: Chatbot-et përkëdhelin përdoruesit dhe…
30/03 12:17
Top News – Irani prezanton planin. Haraç për Hormuzin, asnjë anije nuk do kalojë pa paguar
30/03 12:09
Top News – Spanja mbyll qiellin. Madridi distancohet nga ofensiva SHBA-Izrael
30/03 12:02
Top Channel/ Miratohet buxheti i luftës, Izraeli rrit ndjeshëm shpenzimet, shmang zgjedhjet
30/03 11:51
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin, SHBA shqyrton marrjen e ishullit Kharg, nafta…
30/03 11:51
Top Channel/ SHBA presion Tajvanit, senatorët kërkojnë rritje të buxhetit ushtarak
30/03 11:50
Top News – Teherani pranon vrasjen e Tangsirit. Zotohet për hakmarrje – Do shkatërrojmë armikun
30/03 11:50