Ndërkohë që Bosnja ndodhet në kulmin e tensioneve për shpërbërjen e mundshme të vendit, Turqia ka kërkuar që të përfshihet në bisedimet për zgjidhjen e krizës. Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, tha të martën se vendi i tij është i gatshëm që të veprojë si ndërmjetësues në krizën e Bosnjës, pas thirrjeve për shkëputje nga udhëheqësi i serbëve të bosnjës, Milorad Dodik.