Top News – Turqia mbështet sulmin e Azerbajxhanit / Erdogan: Nagorni Karabaku është tokë azere
20/09/2023 12:08

"Nagorno-Karabaku është territor i Azerbajxhanit," tha presidenti turk Recep Tayyip Erdogan në OKB, duke shtuar se çdo status tjetër për këtë territor "nuk do të pranohet kurrë". Para deklaratës së Erdoganit edhe Ministria e Jashtme turke kishte deklaruar se: "Si rezultat i shqetësimeve legjitime dhe të justifikuara që ka shprehur vazhdimisht në lidhje me situatën në terren gjatë gati tre vjetëve, që nga përfundimi i Luftës së Dytë të Karabakut, Azerbajxhaniti është detyruar të marrë masa që i konsideron të nevojshme në territorin e vet sovran”. Por, pavarësisht këtyre deklaratave, diplomatët turq u kërkuan të gjitha palëve t'u kthehen bisedimeve të paqes. "Ne besojmë se sigurimi i vazhdimit të procesit të negociatave gjithëpërfshirëse midis Azerbajxhanit dhe Armenisë... është e vetmja mënyrë për të vendosur paqen, sigurinë, prosperitetin dhe stabilitetin e përhershëm në rajon", thuhet në një deklaratë të palës turke. Në anën tjetër, gjermania është vendosur përballë turqisë në OKB, duke akuzuar Azerbajxhanin se ka shkelur marrëveshjen e paqes. Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Berbock, e akuzoi Azerbajxhanin se kishte thyer premtimin për t'u përmbajtur nga veprimet ushtarake. Duke folur në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Baerbock tha: "Azerbajxhani duhet të ndalojë menjëherë bombardimet dhe të kthehet në tryezën e bisedimeve." Në anën tjetër, Franca i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të mblidhet menjëherë pas operacioneve ushtarake të Azerbajxhanit. Ministria e Jashtme franceze tha në një deklaratë se asnjë pretekst nuk mund të justifikojë operacionin ushtarak të Azerbajxhanit të nisur në Nagorno-Karabakh. Sipas ministrisë së jashtme franceze, shpërthimi i luftimeve "kërcënon mijëra civilë tashmë të prekur nga një bllokadë e paligjshme disamujore dhe që bie ndesh me përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të arritur një zgjidhje të negociuar".

Top Channel/ Grushte në kuvendin turk, opozita kundër ministrit të ri të drejtësisë
11/02 23:17
Top Channel/ Italia e Polonia refuzojnë Trump, nuk i bashkohen “Bordit të Paqes”
11/02 23:13
Top News- NATO nis misionin Roja e Arktikut, avionë, tanke e anije kundër armiqve
11/02 23:00
Top News- Trump zbulon planin kundër Iranit tek Netanyahu, Teherani me “lak në fyt”
11/02 22:27
Top News- Erdogan pret Mitsotakis/ Ankaraja i tërheq veshin, Greqia kërkon zonën detare
11/02 20:56
Top Channel/ “Tirana ka vajza të jashtëzakonshme! Epstein “djeg” ish-Sekretarin e KiE
11/02 19:59
Top News – Polonia dhe Italia refuzojnë Trumpin / Nuk do t’i bashkohen ‘Bordit të tij të Paqes’
11/02 17:52
Top News-‘Deklaratë lufte kundër Hungarisë’/ Orban kritikon BE për planin e Ukrainës për anëtarësim
11/02 17:01
Top News – NATO ‘merr në dorë’ Grenlandën / Forcon praninë, fillon misioni ‘Arctic Sentry’
11/02 16:13
Top News – ‘Nuk më pëlqeu si më foli në telefon’. Trump rriti tarifat për Zvicrën për ‘hatërmbetje’
11/02 16:13
Top News – Aeroplanmbajtësja e dytë drejt Iranit / Trump kërcënon Mullahët: Armata është nisur
11/02 16:12
Top News – ‘Raketat ruse përballë Grenlandës…’ / Lavrov: Masa ushtarake nëse ishulli militarizohet
11/02 16:11
Top Channel/ “Dënimi, padrejtësi historike”! Reagimi i fortë i avokatit të Thaçit në Hagë
11/02 15:09
Top News – Vritet babai me tre fëmijët e tij / Shpëton vetëm nëna shtatzënë, Rusia sulmon Ukrainën
11/02 14:41
Top News – Avioni përfundon në oqean…Ulje emergjence, 55 personat në bord të palënduar
11/02 14:35
Top News – Përvëlohet Hemisfera Jugore / Nxehtësi rekord dhe zjarre të tërbuara gjatë janarit
11/02 14:32
Top Channel/ Sot përballja me Erdogan, Mitsotakis shkon me 10 ministra!
11/02 14:23
Top News – Programi i raketave nuk preket / Irani nuk pranon të negociojë: Janë vijë e kuqe
11/02 14:18
Top News – Rivaliteti ekonomik me SHBA e Kinën / Udhëheqësit e BE-së mblidhen në kështjellën belge
11/02 14:16
Top Channel/ “Myslimanët janë armiqtë tanë”: Dodik paditet për nxitje të urrejtjes!
11/02 12:44
DIGITALB DIGITALB