Turqia po vijon të bëjë të gjithë përpjekjet diplomatike për të siguruar avionët Eurofighter, që janë një prodhim me përfshirjen e katër vendeve europiane si Britania e Madhe, Gjermania, Spanja dhe Italia. Pas vizitës së Erdogan në Turqi, ku kërkoi zyrtarisht miratimin e Gjermanisë për blerjen e 40 avionëve më modern Eurofighters, ministri turk i mbrojtjes pati një takim me homologun e tij britanik, i cili nga na e tij dha miratimin e vendit të vet.