Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë janë shtuar sërish të mërkurën, pasi ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavushoglu ka kërcënuar me luftë Athinën zyrtare. Ai përsëriti edhe njëherë kërkesën që Greqia të largonte praninë ushtarake nga ishujt e Egjeut. “Nëse Greqia nuk tërhiqet nga ishujt, ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme”, kërcënoi Çavushoglu