Pas ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë, Irani ka dakordësuar hapjen e një zyre interesi të Iranit në ambasadën turke në Tiranë. Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA, raporton se ministri i jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian pati një bisedë telefonike me homologun e tij turk, Mevlut Cavusoglu, ku siguroi mbështetjen e qeverisë turke në këtë drejtim.