‘2023−shi është viti i Tokës së Shqiponjave, më konkurrues se brigjet tona, shpeshherë të shtrenjta.’ Kështu i referohet Shqipërisë, gazeta e njohur italiane “La Repubblica”, teksa ka publikuar një intervistë me ministren e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro. Në intervistën e dhënë për gazetën e fqinjëve, Kumbaro tregon se turizmi është një ndër prioritetet e qeverisë.