Hawaii zakonisht i mirëpret vizitorët por tani, ai duket se po paguan për ti larguar ata nga vendi. Autoriteti hauaian i turizmit ka akorduar një fond të veçantë, për të larguar turistët nëse ata refuzojnë ti binden karantinës 14 ditore të vendit. 19 persona janë ndihmuar të kthehen mbrapsht në vendet e tyre që nga fillimi i emergjencës. Në disa raste, vizitorët kanë refuzuar të largohen dhe janë përballur madje edhe me gjoba. Hauai ka raportuar të paktën 596 raste të koronavirusit dhe 12 viktima, sipas të dhënave të universitetit John Hopkins.