Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se Shqipëria ruajti edhe përgjatë muajit shtator prirjen në rritje të vizitorëve të huaj që hyjnë në vend. Sipas INSTAT, në shtator hynë në Shqipëri gati 1 milionë e 150 mijë turistë, një rritje me gati 4 për qind në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Sa i takon prejardhjes së vizitorëve, pjesa më e madhe e tyre janë nga Europa Jugore, kryesisht italianë, që përbëjnë 65 për qind të totalit.