Shërbimet në sektorin e turizmit dhe në tregun e pasurive të patundshme patën rritjen më të madhe në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, teksa shërbimet në industri vijuan rënien në të katër treguesit e tyre. Të dhënat e publikuara nga Instat tregojnë se shërbimet në sektorin e ndërtimit, kryesisht shit-blerje dhe qiradhënie u zgjeruan me 36 për qind në tremujorin e katërt të vitit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.