Një shtetase amerikane ka përfunduar në spitalin e Vlorës, ndërsa një gjermane në spitalin e shëndeti mendor në të njëjtin qytet pas një sherri të ndodhur në qytetin e Himarës. Policia njofton se shtetasja gjermane, me inicialet E.H., 60 vjeç ka shtyrë nga shkallët amerikane me inicialet T.P., 54 vjeç. Për pasoja, kjo e fundit ka marrë disa plagë në trup dhe është shoqëruar për në spitalin e Vlorës, ku raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.