Një 66-vjeçar italian i identifikuar si Giovanni Bedini, është arrestuar në flagrancë nga policia kufitare e Durrësit duke tentuar të trafikojë drejt Italisë një armë automatik që e kishte fshehur në rulot. 66-vjeçari ra në prangat e policisë për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”. I arrestuari që dyshohet se e ka blerë në Shqipëri armën, po tentonte ta nxirrte jashtë vendit përmes trageteve të linjës Durrës-Bari.