Policia i ka ardhur në ndihmë një turisti çek pasi ra nga lartësia teksa po eploronte natyrën në Krrabë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “Syri i Ciklopit”, ku 61 vjeçari nga Çekia ka rënë nga lartësia dhe është rrëzuar në një zonë me terren shumë të vështirë. Falë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë dhe shërbimit mjekësor është bërë e mundur nxjerrja e shtetasit të dëmtuar, dhe dhënia e ndihmës së parë.