Ekonomia shqiptare po përfiton pak nga rritja e konsumit prej turizmit, që sipas të dhënave zyrtare nuk po nxit rritjen e prodhimit vendas, por po rrit importet. Të dhënat e analizuara nga revista Monitor tregojnë se përgjatë vitit 2025, ekonomia shqiptare ka humbur terren edhe sa i përket tregtisë me vendet e rajonit.