Ishulli spanjoll i Majorkës planifikon të mirëpresë një numër të kufizuar gjermanësh dhe udhëtarësh të tjerë në fund të qershorit në një “projekt pilot” për rifillimin e turizmit të bllokuar për shkak të koronavirusit. Presidentja rajonale e ishujve baleare, Francina Armengol, shpjegoi se në bazë të këtij plani, operatori i madh gjerman i udhëtimeve turistike, TUI, do të dërgojë shtetas gjermanë e të tjerë në vende apo rajone europiane si Majorka që kanë shkallët të ulët infeksioni.