Gazmend Bardhi u hapi publikisht rrugë takimeve të përbashkëta të deputetëve të Berishës dhe atyre që mbështesin atë, në turin që ish-kryeministri ka nisur me qytetarët dhe strukturat e PD. Në një dalje për mediet, Bardhi u shpreh se opozita është e bashkuar si brenda ashtu edhe jashtë parlamentit. Nga ana tjetër, ai theksoi se një ftesë e tillë vlen për të gjithë deputetët e PD, përfshi Lulzim Bashën, ndaj të cilit nuk munguan thumbimet.