Policia po heton përfshirjen e punonjësve të mirëmbajtjes si të përfshirë në planin për grabitjen e një banke në kryeqytet. Sipas informacioneve thuhet se grabitësit, mund të jenë ndihmuar nga punonjësit të cilët u kanë dhënë atyre informacionin sa I përket kanaleve nëntokësore. Ata kanë vepruar në bazë të një plani që tregon gjithë ‘rrugën’ për të mbërritur në destinacion, I cili këtë radhë është banka e nivelit të dytë.