Komisioni i Shëndetësisë ka miratuar në parim futjen e oksidit të azotit në listën e lëndëve psikotrope, pasi po përdoret shumë nga të rinjtë. Vetë Ministri i Brendshëm, Taulant Balla prezantoi ndryshimet në projektligjin “Për barnat dhe lëndët psikotrope”, ku theksoi që sipas ekspertëve oksidi i azotit sjell probleme shqetësues për shëndetin, përfshirë edhe ato të natyrës neurologjike.