Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres ka kërkuar që të bëhen “të gjitha përpjekjet” për t’i dhënë fund racizmit të lidhur me pandeminë e koronavirusit. “Pandemia vazhdon të krijojë tsunami urrejtje dhe ksenofobie, sharjesh dhe frikësimi”, tha të premten Guterres. “Ndjenja kundër të huajve është rritur online dhe në rrugë. Teoritë konspirative anti-semitike janë shpërndarë ngado e janë kryer madje edhe sulme ndaj myslimanëve të lidhura me sëmundjen Covid-19”, që shkakton koronavirusi.