Karabinierët kanë vënë në pranga vëllezërit Luppino, djemtë e Giovanni Luppino, të akuzuar se kishin mbrojtur të arratisurin bosin Cosa Nostras, Matteo Messina Denaro, i cili vdiq më 25 shtator 2023. Policia arrestoi mëngjesin e së martës 13 shkurt, vëllezërit Antonino dhe Vincenzo Luppino me urdhër të lëshuar nga gjyqtari hetues në Gjykatën e Palermos. Të dy janë nën hetim për ndihmë dhe nxitje për moszbatim të dënimeve të rënduara për bandën mafioze Cosa Nostra.