Rezoluta 12/44 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nuk përcakton rikthimin e forcave serbe në veri të Kosovës. Ka qënë ky mesazhi i prerë i ambasadores gjermane në Beograd, Anke Konrad, pasi Serbia i dërgoi NATO një kërkesë për dërgimin e një mijë trupave në Kosovë. Sipas saj, Gjermania është kategorikisht kundër kësaj lëvizjeje. “KFOR-i është ajo që i jep përgjigje kësaj kërkese dhe Serbia duhet ta respektojë vendimin e NATO përgjigje”, deklaroi ambasadorja.