Ukraina të hënën, tërhoqi një njoftim, sipas të cilit instruktorët ushtarakë francezë do të mbërrinin së shpejti në vend, duke thënë se ishte ende në bisedime me Parisin dhe aleatët e tjerë për këtë çështje. Ministria e Mbrojtjes e Kievit e bëri "sqarimin" pasi shefi i ushtrisë Oleksandr Syrsky tha se instruktorët e parë ushtarakë francezë do të mbërrinin së shpejti në vendin e goditur nga lufta.