Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Gledis Nano së bashku me Gentiana Sulën, kryetaren e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për garantimin e realizimit të një procesi të rregullt ligjor, të identifikimit të trupave të atyre që u zhdukën ose u ekzekutuan gjatë regjimit komunist në Shqipëri.