Sulmet e përshkallëzuara mbi trupat amerikane e anijet tregtare dhe incidentet në të cilat janë të përfshirë Irani dhe aleatët e tij, po shkaktojnë shqetësime të reja se lufta e Izraelit në Gaza mund të zgjerohet për tu kthyer në njuë konflikt rajonal me pasoja të rënda politike dhe ekonomike. Me personelin e ushtrisë amerikane që gjithnjë e më shumë po vendoset në një linjë të rrezikshme zjarri, me aleatët e SHBA-së dhe asetet detare të tyre në alarm të lartë pas shumë sulmesh me dronë, situata në përkeqësim po con në një periudhë të tensionuar pushimesh për Shtëpinë e Bardhë.