Me ftesë të kryeministrit Edi Rama, e gjithë trupa diplmatike e akredituar në Shqipëri dhe deputetë të mazhorancës u mblodhën në një darkë zyrtare. Pas retorikave të hedhura në distancë, diplomatja amerikane Yuri Kim, shtrëngoi duart me Ramën. Kjo pritet të jetë darka e fundit zyrtare e festave të fundvitit, ku Kim merr pjesë, në prag të lënies së mandatit. Përpara ambasadorëve të huaj, kryeministri Rama shprehu shqetësime për situatën e tensionuar në veri të Kosovës.