"Ka ardhur koha, që ne të ndërmarrim një hap dhe të formësojnë të ardhmen tonë". Kjo është fjalia që Mute Egede, kryeministri i Groenlandës adresoi në mesazhin e vitit të ri për 57 mijë banorët e vendit të tij. Fjali u interpretua si kërkesë për të votuar për pavarësinë nga Danimarka. Pak para kësaj nisme të Egedes, presidenti i zgjedhur i SHBA-së Donald Trump, ashtu si edhe në vitin 2019 shpalosi ambicien për të marrë nën sovranitetin e SHBA ishullin e madh në Arktik.