Përpjekjet e Donald Trumpit për të zbutur ndjeshëm mbikëqyrjen e kriptomonedhave, ndërsa ai dhe djemtë e tij kanë zgjeruar me shpejtësi sipërmarrjet në këtë fushë duke fituar miliarda dollarë nga investitorët, përfshirë ata të huaj, po ngrenë alarmin për çështjet etike dhe ligjore. Grupet mbikëqyrëse, demokratët e Kongresit dhe disa republikanë kanë lëshuar një stuhi kritikash ndaj Trumpit për shitjen e memecoin-it të tij $Trump