Ivanka Trump, vajza e Presidentit amerikan, Donald Trump është mes të ftuarve VIP në dasmën e bujshme që miliarderi Jeff Bezos organizon në Venecia të Italisë më 27 qershor. Ajo është parë në qytetin e gondolave të mërkurën me bashkëshortin, Jared Kushner dhe fëmijët e tyre, ndërsa pak më vonë vetë vajza e Presidentit të SHBA ka konfirmuar këtë raportim përmes fotove të postuara në instagramin e saj.