Presidenti Trump u ka dhënë një ultimatum liderëve të Hamasit, duke i kërcënuar se do të lejojë sulme të tjera ushtarake izraelite në Gaza nëse ata nuk lirojnë pengjet e mbetur. Trump e bëri këtë paralajmërim pas një takimi me gjashtë pengje që u liruan gjatë fazës së parë të armëpushimit. Në një postim në Truth Social, Trump i bëri thirrje Hamasit të lirojë të gjithë pengjet dhe të kthejë trupat e të vrarëve, duke paralajmëruar liderët e Hamasit se asnjë anëtar i tyre nuk do të jetë i sigurt nëse nuk lirojnë pengjet.