Top News – Trump thyhet para Kinës / Tarifat mund të ulen, fillojnë bisedimet në Gjenevë
09/05/2025 14:23

Presidenti amerikan Donald Trump, ka lënë të kuptohet se tarifat amerikane ndaj mallrave nga Kina mund të ulen, ndërsa zyrtarët e lartë të tregtisë nga dy ekonomitë më të mëdha në botë pritet të zhvillojnë bisedime. "Nuk mund të shkojmë më lart. Janë 145 përqind, ndaj, duhet të ulen ", tha ai, duke iu referuar taksave të reja të importit të vendosura ndaj Kinës pasi ai u kthye në Shtëpinë e Bardhë. Trump i bëri komentet gjatë një eventi për të zbuluar një marrëveshje tarifash me Mbretërinë e Bashkuar, marrëveshja e parë e këtij lloji që kur ai goditi vendet anembanë botës, me taksa të larta në prill. Takimi në Zvicër këtë fundjavë është sinjali më i fortë deri më tani se të dy palët janë të gatshme të ulin tensionet në një luftë tregtare që ka tronditur tregjet financiare. "Mendoj se është një takim shumë miqësor. Ata mezi presin ta bëjnë këtë në një mënyrë elegante", tha Trump për bisedimet me Kinën. Zëvendësministrja e Jashtme e Kinës, gjithashtu shprehu besim përpara bisedimeve, duke thënë se Pekini ka "besim të plotë" në aftësinë e tij për të menaxhuar çështjet tregtare me SHBA-në. Njoftimi më herët këtë javë, për bisedimet, u mirëprit si një hap i parë i rëndësishëm drejt lehtësimit të tensioneve, por analistët kanë paralajmëruar se kjo shënon vetëm fillimin e asaj që ka të ngjarë të jetë negociata e gjatë.

Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52
Top News- “Irani ka marrë peng Hormuzin”, Britania e Madhe nismë diplomatike për ta çliruar
02/04 22:50
Top Channel/ Macron-Trump, krisje totale. Presidenti francez: Nuk na duhet lufta
02/04 22:47
Top Channel/ Trump shkarkon Kryeprokuroren, i pakënaqur se si menaxhoi dosjen “epstein”
02/04 22:24
Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50