Emërimet e presidentit të zgjedhur të shteteve të bashkuara të amerikës, Donald Trump deri më tani kanë qënë njerëz besnikë të tij, ish moderatorë të Fox News apo edhe pjesë e familjes së tij. 55 vjeçarja, Kimberly Guilfoyle i plotëson të treja këto kritere dhe është emëruar për të shërbyer si ambasadore e SHBA-ve në Greqi.