Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka arritur të shpëtojë nga konfiskimi kompanitë e tij në SHBA. Sipas medieve ndërkombëtare mësohet se Trump ka arritur të sigurojë shumën prej 175 milionë dollarësh si garanci pasurore. Kjo erdhi pasi nga gjykata u urdhërua të paguante një gjobë prej 454 milionë dollarësh për mashtrimin e letrave me vlerë në shkurt.