Presidenti amerikan ka shpërthyer edhe një herë tjetër kundër aleatëve të tij perëndimorë, duke pretenduar se vendet e NATO-s nuk kanë bërë “absolutisht asgjë" për të ndihmuar përpjekjet e SHBA-së me Iranin. Ai madhe lëshoi edhe një paralajmërim për aleancën duke thënë se SHBA nuk ka nevojë fare për të, por nuk do ta harrojë kurrë këtë qëndrim të sajin. Trump edhe më parë ka qenë shumë kritik ndaj aleatëve të tij në Evropë për mos mbështetjen e luftës së tij, edhe pse asnjë prej vendeve të NATO-s nuk u njoftua për qëllimin e tij për të sulmuar Iranin. Ndërsa pretendon se nuk ka nevojë për ndihmën e tyre, presidenti amerikan i ka kritikuar vazhdimisht vendet perëndimore se nuk kanë bërë asgjë për të ndihmuar në luftën që e filloi Uashingtoni dhe Izraeli.